Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 32-vjeçar, i cili tentoi të hynte në territorin e Shqipërisë përmes pikës kufitare të Kakavijës, duke përdorur dokumente të dyshuara të falsifikuara.
Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi me iniciale Xh. Xh., banues në Francë, u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe Migracionit, pasi gjatë kontrollit paraqiti një dokument identifikimi të shtetit grek, i cili dyshohet se ishte i falsifikuar.
Dokumenti është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa ndaj 32-vjeçarit kanë nisur procedurat ligjore për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
