E rëndë në Këlcyrë: Vëllai dhe xhaxhai marrin me forcë dhe dhunojnë 30-vjeçaren, procedohen nga policia

Data

Një rast i rëndë dhune në familje është regjistruar në Këlcyrë, ku një 30-vjeçare dyshohet se është marrë me forcë dhe më pas është dhunuar nga persona të afërt të saj.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal për tre shtetas, A. A., 34 vjeç, S. A., 53 vjeç dhe E. M., 51 vjeç, të tre banues në Tiranë. Ata dyshohet se, pas një konflikti familjar, kanë marrë me forcë në automjet 30-vjeçaren, e cila është motra e 34-vjeçarit dhe mbesa e 53-vjeçarit.

Më tej, nga hetimet paraprake dyshohet se e reja është dhunuar nga vëllai dhe xhaxhai i saj në banesën e këtij të fundit, në Këlcyrë. Në lidhje me ngjarjen është proceduar penalisht edhe shtetasi L. L., 43 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se ka pasur dijeni për rastin dhe nuk e ka kallëzuar atë në polici.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, e cila do të vijojë veprimet e mëtejshme ligjore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related