“E ndiqnin për ta vrarë” – Prindërit e Endri Goxhaj rrëfejnë dhimbjen pas ekzekutimit në Memaliaj

Data

Familja e Endri Goxhaj, 30-vjeçarit të vrarë pak ditë më parë në Memaliaj, ka rrëfyer dhimbjen dhe dyshimet e saj mbi rrethanat e krimit.

I ati i viktimës, Astrit Goxhaj, tregon me emocione sakrificat e jetës për të rritur të birin, duke theksuar se gjithçka që kishte bërë kishte vetëm një qëllim: t’i siguronte një të ardhme më të mirë. Ai shprehet se humbja e djalit i ka shkatërruar jetën dhe i ka marrë çdo shpresë.

Ndërkohë, nëna e të ndjerit ka ngritur dyshime të forta, duke deklaruar se djali i saj “po ndiqej për ta vrarë”, ndërsa kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe ndëshkimin e autorëve.

Të dy prindërit bëjnë thirrje për drejtësi, duke theksuar se edhe pse asgjë nuk mund ta rikthejë djalin e tyre, vetëm zbardhja e krimit mund t’u japë një grimë qetësie.

Mësohet se 30-vjeçari ishte fejuar së fundmi, çka e bën edhe më të rëndë tragjedinë për familjen dhe të afërmit, pasi jeta e tij u ndërpre në një moment të rëndësishëm të saj.

Autoritetet vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa rrethanat e plota të vrasjes mbeten ende të paqarta.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related