AKB intensifikon kontrollet në plazhe, Gonxhja: Zero tolerancë ndaj çdo shkeljeje

Data

Ministri i Turizmit, Blendi Gonxhja, ka njoftuar intensifikimin e kontrolleve në vijën bregdetare, duke publikuar pamje nga inspektimet që Agjencia Kombëtare e Bregdetit (AKB) po zhvillon në zonën nga Durrësi deri në Kavajë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gonxhja theksoi se inspektorët e AKB-së janë të angazhuar në verifikimin e zbatimit të rregullave për administrimin e stacioneve të plazhit, me fokus mbrojtjen e hapësirave publike dhe garantimin e aksesit të lirë për qytetarët dhe pushuesit.

Ministri u bëri thirrje të gjithë operatorëve dhe subjekteve që ushtrojnë aktivitet në bregdet të respektojnë kontratat, sipërfaqet e miratuara dhe rregulloren në fuqi, duke shmangur çdo shkelje që cenon interesin publik.

Ai paralajmëroi se institucionet do të zbatojnë me rigorozitet legjislacionin për çdo shkelje të konstatuar.

“Zero tolerancë për çdo shkelje dhe cenim të të drejtave të komuniteteve dhe frekuentuesve të plazheve. Respektimi i rregullave është detyrim. Hapësira e plazheve publike është prioritet dhe interes shoqëror”, u shpreh Gonxhja.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related