Greqia është plotësisht dhe pa asnjë rezervë pro anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Europian, ndërsa ka kushtëzuar Shqipërinë. Kryeministri grek Qirjako Miçotaqis, e ka konkretizuar mbështetjen e tij ndaj Serbisë me vepra, duke i dërguar një letër liderëve europianë, në të cilën e konsideron Serbinë si “gurin themel të stabilitetit në rajon”. Mitsotakis tha se u kishte dërguar një letër liderëve evropianë duke kërkuar hapjen e një kapitulli tjetër në negociatat e anëtarësimit për Serbinë.
“Unë e konsideroj absolutisht thelbësore të përshpejtojë rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Është vendi më i madh në Ballkanin Perëndimor, një gur themeli i stabilitetit në rajon, dhe ndjej se ka ardhur koha për t’i dërguar një mesazh Serbisë dhe popullit të saj se ne e kuptojmë atë që themi: ne duam që Serbia të bëhet anëtare e Familja evropiane”, tha Miçotaqis. Vlen të theksohet se në realitetin gjeopolitik të krijuar pas pushtimit rus të Ukrainës, shumë shtete të BE-së e shohin Serbinë larg Bashkimit Europian, jo vetëm për shkak të mos rreshtimit krah tyre për sanksionet ndaj Rusisë, por edhe për problemet serioze të brendshme dhe për mostregimin e vullnetit për të normalizuar marrëdhëniet me Kosovën. Nga ana tjetër, kryeministri grek deklaroi kushtin e Greqisë, ndaj anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
