Endrit Brahimllari, kandidat për deputet në listat e PS-së tha në studion e lajmeve se zgjodhi të ishte pjesë e Partisë Socialiste për dy arsye: e para sepse kjo parti ka lëshuar sinjale të qarta për një gjeneratë të re në politikë dhe e dyta se kjo forcë kërkon të shtyjë para proceset integruese të vendit.
E para, unë nuk kam shkuar në krahun tjetër, por kam shkuar në krahun ku jam, jam i qendrës së majtë dhe natyralisht duhet të isha tek PS për shkak të bindjeve që kam dhe idealeve që përfaqësoj. Zgjodha PS-në për dy arsye, e para se pse ka më shumë se një vit që PS-ja lëshon sinjale të qarta për një gjeneratë të re në klasën politike shqiptare, për përfshirjen e të rinjve në politikë dhe qartazi kërkon të shtyjë përpara proceset integruese të vendit me qëllim që Shqipëria të interesohet një herë e përgjithmonë në BE.
I pyetur për forcat e reja politike, Brahimllari tha se në zgjedhjet e 11 majit dy janë forcat kryesore që do të përballen, por që PS-ja është qartazi në avantazh. Unë vlerësoj këdo që kërkon të japë kontribut në klasën politike shqiptare. Në këtë situatë ku ndodhet vendi, dy forca politike ka në zgjedhjet e 11 majit, PD dhe PS. Qartazi këto dy forca do të kenë përballjen më 11 maj. PS është në avantazh.
