Pas gati një viti arrest, GJKKO vendos sot për fatin e Veliajt

Data

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të marrë sot një vendim të rëndësishëm për çështjen ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në arrest prej gati një viti.

Në seancën e datës 2 shkurt u përfundua shqyrtimi paraprak i dosjes, ndërsa sot pritet të vendoset nëse çështja do të kalojë për gjykim me themel apo jo. Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025 dhe përballet me 13 akuza për 5 vepra penale.

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet rreth shtatë muaj më parë dhe ka depozituar dosjen në gjykatë. Gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar disa seanca paraprake, të cilat janë shtyrë për arsye të ndryshme procedurale.

Në seancën e fundit, Veliaj u largua nga salla e gjyqit dhe kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese. Avokatja e caktuar nga gjykata deklaroi se nuk kishte pasur mundësi të mjaftueshme për t’u takuar me klientin e saj në institucionin e vuajtjes së dënimit në Durrës.

Më herët, Veliaj kishte shkarkuar avokatët e tij privatë, ndërsa gjykata i caktoi një mbrojtëse ligjore. Seanca të tjera janë shtyrë për shkak të mungesës së njoftimit të disa të pandehurve, bojkotit të avokatëve apo problemeve me transportin nga burgu.

Vendimi i sotëm pritet të përcaktojë nëse dosja ndaj kryebashkiakut të Tiranës do të kalojë në fazën e gjykimit me themel, duke shënuar një hap vendimtar në këtë proces penal.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related