Vota e emigrantëve/ Pesë qarqet ku mund të ketë më shumë ndikim dhe si pritet të ndryshojë rezultati

Data

Rreth 246 mijë shqiptarë me vendbanim jashtë vendit u regjistruan dhe morën autorizim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të votuar në distancë pa qenë të pranishëm në Shqipëri. Interesi i votuesve nga emigracioni gjithsesi nuk është i njëtrajtshëm në rang kombëtar, ndërsa makineritë politike duket se i kanë përqendruar forcat në qarqe të caktuara. Zbuloni qarqet ku vota e emigrantëve pritet të ketë një efekt më të madh elektoral.

Gati 246 mijë shqiptarë nga diaspora e re e Shqipërisë aplikuan dhe morën miratim për të votuar në distancë për zgjedhjet e 11 majit, një numër që pritet të ketë efekt jo të vogël në rezultatin zgjedhor. Ndërsa vlerësohet se mbi 2.2 milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit, (përfshirë minorenët pa të drejtë vote) shifra prej 246 mijë e të regjistruarve mund të variojë në rreth 15 apo 20% të atyre me të drejtë vote.

Të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mbi regjistrimet nga emigrimi si dhe të dhënat e Censit 2023 apo të zgjedhjeve të vitit 2021, sugjerojnë se nëse të gjithë të regjistruarit nga emigrimi marrin pjesë në votimet e 11 majit, numri i votave në rang kombëtar mund të rritet me 15% në krahasim me vitin 2021, por kjo nuk është shumë e sigurt për shkak se nuk është e mundur të dihet me saktësi se si ka ndryshuar popullsia rezidente përgjatë katër viteve të fundit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related