E deleguara politike e PD në Durrës, Iliriana Kuçana në një intervistë televizive u shpreh dje se përmbytjet që kanë ndodhur në Durrës janë një rast i përsëritur dhe se zona e Durrësit të Ri është një zonë e lënë në harresë dhe e diskriminuar pasi ka votuar djathtas.
“Ajo çfarë ka ndodhur në Durrës është një ngjarje e përsëritur. Një ngjarje e paralajmëruar. Durrësi vazhdon sot të jetë edhe pas 48 orëve vazhdon të jetë i përmbytur. Problemi i kanalizimeve, mosfunksionimi i hidrovoreve, i gjithë Durrësi ka qenë i mbuluar me ujë. Gjendja që është tek qytetarët është një ngjarje alarmante. E shikoni sesi ndodhet Durrësi i ri i 2025-ës. Pra ky është Durrësi i ri që Rilindja vazhdon me propagandën. Kemi qenë prezentë tek familjarët. Në Durrësin e ri unë patjetër jam pjesë prej disa fushatash. Është fushata ime e katërt, sepse fushata ime e parë ka qenë në 2021. Durrësi i Ri është i përbërë kryesisht nga të ardhurit prandaj quhet Durrësi i Ri. Është një zonë e diskriminuar, një zonë e lënë në harresë. Pikërisht sepse kjo zonë ka votuar djathtas dhe ky është ndëshkimi që Rilindja i ka dhënë kësaj zone”, tha ajo.
