KLP cakton drejtuesit e përkohshëm në prokuroritë e Durrësit, Lezhës dhe Vlorës

Data

Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi dje caktimin e përkohshëm të tre prokurorëve në pozicionin e drejtuesve në prokuroritë e Vlorës, Lezhës dhe Durrësit. Konkretisht, Erjon Shqarri u caktua si drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë; Erjon Shehaj si drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë; Suela Beluli si drejtuese në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës. Po ashtu, KLP shpalli vendimin për procedimin disiplinor ndaj magjistratit Kledian Llaho, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.

Këshilli miratoi kërkesën e ILD-së për procedim disiplinor ndaj magjistratit Llaho, duke vendosur me shumicë votash masën “Vërejtje publike”. Më herët, ILD kërkoi nga Këshilli pranimin e kërkesës për procedim disiplinor dhe propozoi masën “Shkelje e rëndë”, me ulje pagese 40% për një vit. Në përfundim, Këshilli miratoi kualifikimin e kandidatëve Suela Beluli dhe Edmond Kaloshi për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, përmes procedurës së ngritjes në detyrë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related