Protestat në Baks-Rrjoll/ 2 të arrestuar, 15 në kërkim për përplasjet kundër ndërtimit të resortit

Data

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy banorë pas protestave të zhvilluara në zonën e Baks-Rrjollit kundër ndërtimit të një resorti turistik nga kompania “Gener 2”.

Sipas njoftimit, protesta e djeshme degjeneroi në përplasje fizike mes banorëve dhe punonjësve të firmës së sigurisë private, duke shkaktuar dëmtime mjetesh dhe persona të lënduar.

Përveç dy të arrestuarve, gjashtë banorë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërsa 15 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Banorët pretendojnë se toka bregdetare u përket atyre me dokumente pronësie dhe se nuk janë kompensuar për ndërtimin. Ata kanë paralajmëruar vijimin e protestave, duke deklaruar se do të vazhdojnë kundërshtimin ndaj projektit.

Ndërkohë, autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë për identifikimin e personave të përfshirë në përplasjet e djeshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related