Nuredin Dumani ka vijuar dhënien e dëshmisë para gjykatës, ku pasi nxorri emrin e një familjari të ish-ministrit Nasip Naço, ditën e sotme ka folur për disa vrasje si dhe për përfshirjen e oficerëve të policisë.
Gazetarja Anila Hoxha teksa iu referua dëshmive të të penduarit tha se Dumani ka një kujtesë të fortë dhe kujton çdo detaj.
I penduar është edhe Erjon Alibeaj. Regis Runaj është një nga personat e vrarë që Dumani ka treguar sot. Ka thënë se Erjon Alibeaj ishte në dijeni të kësaj çështje dhe se Alibeaj njoftohej nga oficerët e policisë se çfarë ndodhte në hetime.
Dumani ka treguar gjithashtu edhe si përdoreshin autorët e vrasjeve, si do zbatoheshin urdhrat. Po kështu Dumani ka folur edhe për Suel Çelën.
