Drejtuesi politik i PD-së në Tiranë, Belind Këlliçi në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” ka bërë një deklaratë të fortë teksa ka thënë: Ne në votime nuk shkojmë më për të shkuar si “cjapi te kasapi”
Gjatë fjalës së tij, Këlliçi është shprehur se nëse nuk mundësohet qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira, ata nuk munden të pranojnë më votime në Shqipëri.
Belind Këlliçi: Mendja është ndarë, ne në votime nuk shkojmë më.
Blendi Fevziu: Si, si? E dëgjova mirë apo thatë “ne në votime nuk shkojmë më”.
Belind Këlliçi: Ne në votime nuk shkojmë më për të shkuar si cjapi te kasapi. Ne një proces të motuar elektoral nuk marrim më pjesë.
