Një person i tretë prishi martesën e Liridonës dhe Naim Murselit”/ Curri: Kam marrë kërcënime të tmerrshme pas

Data

Analisti Arjan Curi pohoi mbrëmjen e kaluar në një emision televiziv se me deklaratën që bëri në emision pak muaj më parë, ku implikonte emrin e politikanit Behgjet Pacolli në vrasjen e Liridona Ademajt nga bashkëshorti Naim Murseli është kërcënuar.

“Kam marrë kërcënime të tmerrshme”, u shpreh Curi, ndërsa përsëriti qëndrimin e tij se shkak i vrasjes së Liridonës mund të ketë qenë një lidhje jashtëmartesore e Naim Murselit, pra një person i tretë ka hyrë në lidhjen e tyre.

“Ne patëm guximin të themi në këtë emision atë që mediat e Kosovës, por edhe njerëz që janë brenda qarqeve të larta politike në Kosovë, e pëshpërisnin me njëri-tjetrin, por asnjëri nuk kishte guxim ta thoshte. Naim Murseli, për shkak të të qenit këshilltar i Behgjet Pacollit, ka qenë edhe në Mar-a Lago, në vilën e Donald Trump. Ky njeri që arriti të kalojë të gjithë filtrat e sigurisë së një shteti, arrin dhe bën këtë krim makabër, për shkak të një tradhtie bashkëshortore dhe një trekëndëshi bashkëshortor, që kur unë e thashë këtu në emision këtë, kam marrë kërcënime të tmerrshme. Ta dinë dhe ata që po na dëgjojnë, që nuk na mbyllin dot gojën, as me kërcënime, as me gjykata, sepse vetëm në Rusinë e Behgjetit mund të dënohen njerëzit për opinione, në asnjë vend tjetër të botës nuk ndodh kjo”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related