“Duhet një i penduar që të zbërthehet skema e korrupsionit”- Analisti Baçi: SPAK ka depozituar në Kuvend propozime për ndryshime në ligjin e statusit për prokurorin

Data

Analisti Agim Baçi ka komentuar deklaratat e ditës së sotme të kreut të SPAK, Altin Dumani, ku tha se ngriti alarm në lidhje me mosbashkëpunimin e institucioneve me Prokurorinë e Posaçme.

“Alarm i Dumanit është se institucionet nuk bashkëpunojnë me të. Këto duhet të funksionojnë dhe të ndihmojnë procesin.

Alarmi për institucionet është se pa bashkëpunimin e tyre. Nuk mund të kërkojë vetëm SPAK, duhet të jenë të gjithë. Kur duhet t’u shkohet deri në fund gjërave, nuk duhet të pritet vetëm nga SPAK”, tha ai.

Baçi gjithashtu tha se SPAK ka depozituar në Kuvend propozime për ndryshime në ligjin për statusin e Prokurorit.

Në lidhje me zyrtarët e arretuar, analisti u shpreh duhet një i pernduar që të zbërthehet e gjithë skema e korrupsionit.

“Nuk ka Gjykatë Posaçme në rajone sepse vendimet mund të zhbëhen nga ato të zakonshmet. A do të shkojë deri të km, pyetja që bëjmë është a ka të penduar. Në këta të arrestuar nuk ka të penduar. Duhet një që të zbardhë të gjithë skemën. Korrupsioni nuk është aq i kollajshëm. Pa bashkëpunimin e institucioneve është e vështirë të konsiderohet dhe pritet sukses i madh vetëm nga SPAK. Suksesi i SPAK do të vijë kur të arrijë të ketë bashkëpunëtorë në këtë skemë”, tha ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related