Të tjera detaje dalin në dritë nga dy masat e dhëna sot për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila u pezullua sot nga detyra dhe iu bllokua pasaporta, duke i ndaluar asaj daljen jashtë vendit. Raportohet se masa ndaj Ballukut i kërkon kësaj të fundit që të largohet menjëherë nga zyra e saj, në të dy postet e rëndësishme, si zëvendëskryeministre dhe si ministre e Infrastrukturës.
Ky urdhër është dhënë me pretendimin se Balluku mund të rrezikojë prishjen e provave, duke qenë afër detyrave të tyre. Lala tha se nëse Balluku nuk zbaton menjëherë këtë urdhër, ajo rrezikon masë më të rëndë nga Gjykata e Posaçme. Balluku është nën hetim për tunelin e Llogarasë, por prokurorët kanë marrë nën kontroll dhe dosje të të praktikave të tenderave të tjerë. Ballukut i ndalohen dalja jashtë vendit për arsye politike, ndërsa mund t’i jepet leje vetëm për arsye të forta familjare, shëndetësore.
“Zonja Balluku akuzohet për tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Dëmi i shkaktuar ndaj shtetit është rreth 50 mln euro, ndërsa tenderi është paracaktuar.”, tha Lala.
