Moti sot: Vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit

Data

Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme edhe gjatë ditës së sotme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa kthjellime të herëpashershme do të shfaqen kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe lokalisht në jug gjatë pasdites.

Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme, me intensitet të ulët deri mesatar, kryesisht gjatë orëve të para të ditës dhe në zonat veriore. Në zonat malore, veçanërisht në Alpe dhe relievet e larta verilindore e juglindore, priten reshje të dobëta dëbore.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa deti do të ketë valëzim të ulët.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related