Drejtuesi i ri i Policisë së Shtetit, Llabani: Më shumë se tre individë që garuan kanë përdorur Encro dhe Sky

Data

Analistja Anduena Llabani, e ftuar në një studio televizive, tregoi se propozimi i Ilir Prodës për drejtues të Policisë së Shtetit nuk ishte surprizë.

Llabani zbuloi ndër të tjera se mes 15 emrave që kanë garuar për drejtues të Policisë kanë qenë më shumë se tre individë që kanë përdorur Encro dhe Sky.

Një emër i njohur, kaq vite në profesion. Nuk është se ishte surprizë emri i tij. Ajo që është interesante është që z.Proda vjen nga një qytet që gëlon nga krimi i organizuar, ngjarjet e rënda kanë ndodhur pikërisht në këtë qytet. Z.Proda ishte në një proces delikat vitet e fundit, gjatë kandidaturës, BKH kishte vepruar në një veprim proaktiv, madje iu sekuestruan telefonat për një dekonspirim të grupit Çopja. S’e di nëse SPAK-u ka dhënë viston apo çekun. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që kryeministri ta kthej pas emrin, madje ka qenë ai që e ka vendosur.

Në diskutimet që bëhen në kupolën e Policisë së Shtetit, 15 personat që kanë konkurruar, kanë qenë të bindur që gara ishte fiktive. Z.Hoxha ka ardhur si teknicien me bindjen e vetme që Policia e Shtetit do pastrohet. Kënaqësinë apo pakënaqësinë e ndërkombëtarëve në këtë proces ne do ta shohim vetëm pasi të pranohet emri i z.Proda, apo mos pranohet. Në garë kemi pasur edhe kryepolicë që kanë pasur një CV shumë të mirë, dhe mund të kenë qenë aty-aty me z.Proda. Z.Proda ka marrë 11 detyra si drejtues në Policinë e Shtetit, dhe s’ka pasur asnjëherë përfolje.

Në tre katër vitet e fundit në Shqipëri drejtuesit e parë në Shqipëri vendoseshin nga grupet kriminale, edhe shef krimesh, edhe shef droge. Aq më tepër pas hetimit të dosjes Metamorfoza dhe Encrochat. Pse duhet të lëvizin drejtues policie sa herë e kërkon krimi?! Ajo që më bën pak optimiste, është vet ministri i ri i ardhur nga një detyrë teknike, e ka deklaruar që nëse unë do bëj diçka, do jetë pastrimi i policisë. Në 15-shen e garës kanë qenë edhe emra që kanë dalë në Encrochat. Ka më shumë se tre individë që ka rezultuar që kanë përdorur Encro dhe Sky”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related