Berisha kapet mat me kontradiktat e tij, ja çfarë deklaronte për Presidentin Trump në vitin 2021

Data

Sali Berisha është i njohur për inkoherencat e tij politike. Ai shpesh nuk mban përgjegjësi për qëndrimet që deklaron, sepse të nesërmen del dhe i relativizon si “akuza politike”. Ky stil i të bërit politikë e ka ndjekur në gjithë karrierën e tij, duke e bërë të vështirë të kuptohet ku përfundon bindja dhe ku nis interesi personal.

Një shembull i qartë është qëndrimi i tij më 7 janar 2021, kur ndodhi sulmi ndaj Kongresit Amerikan nga grupet ekstremiste të mbështetësve të Donald Trump. Në atë kohë, Berisha shfaqej i indinjuar, duke e dënuar hapur dhunën e nxitur nga Trump dhe duke e cilësuar atë një natë të vështirë për demokracinë amerikane. Në të njëjtin reagim, ai i uroi suksese Joe Biden-it në detyrën e re si President i SHBA-ve.

Pra, Berisha në atë kohë i qëndronte qartë krah politikës zyrtare amerikane dhe distancohej nga Trump, duke i ftuar edhe mbështetësit e tij që të dënonin sulmin dhe nxitjen që, sipas tij, kishte ardhur nga presidenti republikan në largim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related