Aleanca e paimagjinueshme që po trondit themelet e Rusisë, dy shtete dikur nën kontrollin e Kremlinit formojnë…

Data

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Azerbajxhanit kanë pësuar një kolaps të vërtetë, përmes një serie goditjesh të fuqishme. Gjithçka nisi kur, dhjetorin e kaluar, mbrojtja ajrore ruse rrëzoi gabimisht një avion pasagjerësh të kompanisë “Azerbaijan Airlines”. Aeroplani përfundoi në Kazakistanin Perëndimor, ku humbën jetën 38 persona. Presidenti Putin kërkoi falje, por nuk mori përsipër përgjegjësinë e drejtpërdrejtë. Azerbajxhani reagoi ashpër dhe kërkoi dëmshpërblim. Kriza u thellua kur shtatë shtetas azerbajxhanas u arrestuan në Ekaterinburg, dhe dy prej tyre vdiqën në paraburgim. Të tjerët dolën në gjykatë të rrahur.

Si kundërpërgjigje, Azerbajxhani anuloi aktivitetet kulturore ruse, kontrolloi zyrën e agjencisë Sputnik dhe arrestoi ekspertë rusë të IT-së. Nga Rusia erdhi një kërcënim televiziv se Baku mund të pushtohej për tre ditë – një retorikë që rikujtoi pragun e pushtimit të Ukrainës. Edhe pse lufta është e pamundur, sipas “The Telegraph”, ndarja mes Moskës dhe Bakut është reale dhe shumë e rrezikshme për Rusinë. Armenia, e lënë e pambrojtur nga Moska gjatë ofensivës së fundit azerbajxhanase në Karabak, tani po afrohet me armikun e saj historik për të larguar ndikimin rus nga Kaukazi i Jugut.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related