Pas zjarrit masiv që përfshiu një pallat në Tiranë, vijojnë dëshmitë prekëse të banorëve dhe familjarëve që përjetuan momente paniku.
Një grua ka rrëfyer për mediat se prej ditës së djeshme ka humbur çdo kontakt me një mikeshë të saj, e cila jetonte në pallatin e përfshirë nga flakët. Sipas saj, telefoni i saj është i fikur dhe nuk ka arritur të komunikojë që nga momenti kur shpërtheu zjarri.
Ajo tregoi se komunikimi i fundit me mikeshën ka qenë pasditen e djeshme, pikërisht në kohën kur ndërtesa u përfshi nga flakët, duke shtuar ankthin për fatin e saj.
Gruaja dyshon se mikesha mund të ketë arritur të largohet nga banesa, por theksoi se ajo jetonte e vetme, çka e bën situatën edhe më shqetësuese.
Ndërkohë, autoritetet vijojnë verifikimet dhe kontrollin në ndërtesë për të siguruar që të gjithë banorët janë evakuuar dhe për të përjashtuar çdo rrezik të mundshëm për persona të mbetur brenda.
