Dosjet e “nxehta” të SPAK, Altin Dumani “zbërthehet” para gazetarëve, ja çfarë po ndodh me “21 janarin”, aferën e…

Data

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani ka zhvilluar mesditën e djeshme një takim me gazetarët ku dhe ka folur për atë çfarë është duke ndodhur në vendin tonë si dhe për dosje të nxehta të cilat kanë interes për publikun. Një ndër pyetjet të cilat i është drejtuar Dumanit nga gazetarët ka qenë ajo për “21 Janarin”.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme ka theksuar se lidhur me këtë dosje çdo ditë janë duke u kryer veprime konkrete, pasi e tillë është dhe dinamika e cila ka nevojë për veprime të përditshme. “Vendimi nga Gjykata e Lartë është marrë në mars të 2024 dhe aktet në SPAK kanë mbërritur në 11 korrik, në datën 15 korrik është bërë regjistrimi i procedimit penal pa emra konkret. Çdo ditë për këtë çështje kryhen veprime konkrete pasi e tillë është dinamika, që sjell nevojën për veprime të përditshme”, mësohet të ketë thënë kreu i SPAK gjatë takimit me gazetarët.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related