Dy persona janë shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës për kalim të paligjshëm të emigrantëve.
Blutë njoftojnë se në vendin e quajtur Ura e vjetër e Bunës, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë automjetit të dyshuar se transportonte emigrantë për të ndaluar.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi D. L., nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar por ka braktisur automjetin së bashku me emigrantët brenda duke u largua me shpjetësi nga vendi i ngjarjes.
Vijon puna për kapjen e tyre.
