Dosja ndaj Arben Ahmetaj kalon për gjykim, Erjon Çela caktohet për seancën paraprake

Data

Çështja penale ndaj ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj ka kaluar zyrtarisht për gjykim, pasi hetimet janë mbyllur dhe dosja është dorëzuar në Gjykatën e Posaçme.

Përmes shortit elektronik, është caktuar gjyqtari Erjon Çela për të shqyrtuar seancën paraprake, fazë në të cilën vendoset nëse çështja do të kalojë për gjykim të plotë.

Sipas SPAK, ndaj Ahmetajt rëndojnë akuza për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Hetimet pretendojnë se ai ka përfituar pasuri dhe shuma monetare përmes bashkëpunimit me persona të tjerë, përfshirë biznesmenë të ndryshëm, duke i përdorur këto për udhëtime apo investime në prona.

Në këtë procedim penal janë përfshirë edhe 10 persona të tjerë, mes tyre ish-bashkëshortja dhe bashkëjetuesja aktuale e Ahmetajt, si dhe disa biznesmenë.

Seanca paraprake pritet të jetë vendimtare për vijimin e procesit, ndërsa çështja konsiderohet një nga dosjet më të rëndësishme të trajtuara nga SPAK në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related