Media greke “in.gr” ka bërë një shkrim për gjyqtaren Irena Gjoka. Ajo është gjyqtarja që po gjykon çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit.
Kjo çështje ka hapur probleme edhe mes dy vendeve pasi Greqia është shprehur disa herë se nuk do të lejojë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, nëse nuk do të lejojë Belerin të betohet. Në shkrimin e medias greke pretendohet se Irena Gjoka është arrestuar në Greqi për falsifikim dokumentash.
