Dosja “Metamorfoza”, avokati i Gjokës kundërshton 40 dëshmitarët e kërkuar nga SPAK

Data

Në procesin gjyqësor të dosjes “Metamorfoza”, që lidhet me krime të rënda dhe vrasjen e Gjin Ndoj, mbrojtja e biznesmenit Pëllumb Gjoka ka kundërshtuar kërkesën e SPAK për thirrjen e 40 dëshmitarëve në gjykatë.

Avokati Gurali Brahimllari deklaroi se një pjesë e konsiderueshme e dëshmitarëve të propozuar nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me thelbin e çështjes. Sipas tij, në listë përfshihen edhe 16 efektivë policie, të cilët janë pyetur për një bisht cigareje të gjetur në vendngjarje, element që, sipas mbrojtjes, nuk përbën provë thelbësore për akuzën.

Brahimllari argumenton se lista e gjatë e dëshmitarëve krijon më shumë efekt publik dhe mediatik sesa vlerë reale për zbardhjen e ngjarjes, duke shtuar se procesi po zgjatet pa arsye të forta ligjore.

Nga ana tjetër, SPAK ka kërkuar administrimin e plotë të provave dhe dëshmive për të mbështetur akuzën në këtë dosje, e cila konsiderohet një nga çështjet më të rëndësishme të hetuara vitet e fundit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related