Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho, ndodhet në Bruksel në kuadër të raportimit të rezultateve të arritura në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Vizita zhvillohet në kuadër të takimit të 17-të të Nënkomitetit të Drejtësisë, ku pritet të marrin pjesë përfaqësues të disa institucioneve kyçe të sistemit të drejtësisë.
Në këtë takim janë përfshirë edhe përfaqësues të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), konkretisht kryesekretarja, kancelari dhe një drejtues i arkivës. Po ashtu, pjesë e delegacionit janë edhe përfaqësues nga Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese.
Takimi synon prezantimin e progresit të institucioneve shqiptare të drejtësisë dhe forcimin e bashkëpunimit me strukturat e Bashkimit Evropian në kuadër të procesit të integrimit.
