Një ndërtesë ku mblidheshin zyrtarë iranianë për të diskutuar çështje që lidhen me udhëheqjen supreme të vendit është shkatërruar nga sulme ajrore, sipas raportimeve të agjencive shtetërore të lajmeve.
Sipas informacioneve, godina në qytetin e Qom, e përdorur nga Asambleja, është rrafshuar plotësisht pas goditjes nga ajri. Ky organ, me struktura si në Teheran ashtu edhe në Qom, ka rol kyç në përcaktimin e udhëheqësit të ri suprem pas vrasjes së Ayatollah Ali Khamenei.
Dëshmitarë okularë raportojnë se zona përreth ndërtesës është goditur rëndë, ndërsa autoritetet iraniane nuk kanë dhënë ende detaje të plota lidhur me viktimat apo dëmet e tjera të shkaktuara nga sulmi.
