Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaron se dosja e SPAK e depozituar në Kuvend për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut përmban të dhëna shtesë që rëndojnë jo vetëm pozitën e zv/kryeministres, por edhe atë të kryeministrit Edi Rama.
Sipas Bardhit, provat e reja të përfshira në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme konfirmojnë akuzat e hershme të opozitës, se mbrojtja politike që Rama po i bën Ballukut është në fakt mbrojtje e interesave të tij personale.
“Dosja e sjellë nga SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut provon në mënyrë të plotë se Edi Rama nuk po mbron Ballukun, por veten e tij. Këtë e kemi thënë që ditën e parë, por sot kjo dokumentohet me prova zyrtare në Kuvend. Çfarë turpi për një Kryeministër që del se është i përfshirë në ndarjen e tenderave!”, shkruan Bardhi.
Ai thekson se materialet shtesë të SPAK e nxjerrin çështjen përtej një rasti individual korrupsioni dhe e shndërrojnë në një problem serioz të përgjegjësisë politike të qeverisë.
Çfarë kërkon SPAK
Më 16 dhjetor 2025, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka dërguar Kuvendit të Shqipërisë kërkesën zyrtare për heqjen e imunitetit parlamentar të Belinda Ballukut, me qëllim autorizimin e arrestimit të saj.
SPAK bën me dije se Balluku është marrë e pandehur për veprën penale:
“Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, në lidhje me procedurën e prokurimit për “Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë”.
Gjithashtu, ajo ka marrë statusin e personit nën hetim për shtatë procedura të tjera tenderuese, që lidhen me projekte madhore infrastrukturore, përfshirë:
- Sheshi Shqiponja – Lumi i Tiranës (Loti 1 dhe QMT)
- Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri (Loti 2)
- Segmenti Shqiponja – Shkozë (urat mbi lumin Tiranë)
- Unaza e Jashtme e Tiranës (Lotet 4, 5, 6 dhe 7)
Kërkesa e SPAK synon marrjen e autorizimit nga Kuvendi për procedimin e mëtejshëm penal, duke e vendosur mazhorancën përballë një prove vendimtare për raportin e saj me drejtësinë.