I hodhi benzinë dhe i vendosi flakën bashkëshortes, Gjykata rrëzon deklaratat e policisë: Çifti nuk janë në…

Data

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në Korçë, ku 45-vjeçari Bledar Trëndafili, i hodhi benzinë dhe më pas i vuri zjarrin bashkëshortes së tij Melisa Trëndafilit 31-vjeçare, në mbrëmjen e së shtunës të datës 31 Gusht.

E gjithë ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkaqe xhelozie, ndërsa çifti prej rreth katër muajsh jetonin të ndarë. 45-vjeçari për dëshmitarët njihej si një person i cili konsumonte shpesh alkool dhe manifestonte sjellje agresive. Ndërsa ditën e ngjarjes, pasi i ka vënë flakën bashkëshortes është larguar qetë në drejtim të padiur, ku ende nga policia e Korçës vijojnë kontrolle të shumta në banesat e të afërmeve dhe vendet ku ai qëndronte, ku po kërkohet edhe negocim për t’u dorëzuar.

Së fundmi, nëpërmjet një komunikimi zyrtar për News24, rezulton se çifti nuk ka regjistruar pranë Gjykatës së Korçës, çështjen për shkurorëzim, edhe pse prej 4 muajsh që jetojnë të ndarë. Më herët policia në komunikatën për mediat, deklaroi se çifti është në proces divorci.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related