Dosja e 21 Janarit merr kthesë vendimtare/ Artan Hoxha dorëzon përgjimin origjinal në SPAK

Data

Një zhvillim i rëndësishëm pritet të ndryshojë rrjedhën e hetimeve për ngjarjet e 21 Janarit 2011. Gazetari Artan Hoxha ka dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme kasetën origjinale të diktofonit me regjistrimet audio të komunikimeve të Gardës së Republikës gjatë protestës.

Materiali përmban rreth 36 minuta regjistrim, ku dëgjohen biseda mes ish-kreut të Gardës, Ndrea Prendi, dhe vartësve të tij, para, gjatë dhe pas vrasjes së katër protestuesve dhe plagosjes së dhjetëra të tjerëve. Sipas burimeve, në audio dëgjohen urdhra dhe komunikime që hedhin dritë mbi zinxhirin komandues të asaj dite.

Kjo provë origjinale konsiderohet kyçe, pasi pritet të ndihmojë në verifikimin nëse vrasjet e 21 Janarit kanë ndodhur me urdhër. Më herët, në kuadër të këtij hetimi, SPAK ka marrë në pyetje drejtues të lartë të strukturave të sigurisë të asaj kohe, si dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Dorëzimi i përgjimit shënon një moment kritik në përpjekjet për zbardhjen e plotë të një prej ngjarjeve më të rënda në historinë e tranzicionit shqiptar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related