Bes Kallaku ka ndarë me ndjekësit një tjetër mesazh emocional, duke treguar se po jeton një kapitull të ri në jetën e tij personale. Pas konfirmimit të lidhjes së re, aktori i humorit ka zgjedhur fjalë të forta për të përshkruar gjendjen e tij shpirtërore.
Në një postim në Instagram, të shoqëruar me një foto bardhë e zi ku shfaqet i qetë dhe duke buzëqeshur, Besi ka cituar Psalmin 30:11:
“Ti më ke kthyer vajtimin në valle, më ke hequr rrethin e fatkeqësisë dhe më ke mbushur me gëzim!”
Ky dedikim vjen pas fotografisë simbolike të publikuar disa ditë më parë, ku ai tregoi dy duar të shtrënguara dhe emrin “Ejona” të tatuazhuar në parakrah, së bashku me datën 25.12.2025, që duket se shënon fillimin e kësaj historie të re dashurie.
Mesazhi është interpretuar nga ndjekësit si shenjë e qartë se aktori ka lënë pas një periudhë të vështirë dhe po gjen qetësi e lumturi pranë partneres së tij të re.
