‘Dashuri dhe urrejtje’/ Çifti Macron mbërrin në Indonezi, nga shuplaka e një dite më parë, sot dorë për dore

Data

Pas incidentit të shumëpërfolur me shuplakën që presidenti francez thuhet se mori nga gruaja e tij, çifti Macron tregoi një pamje krejt tjetër pas largimit nga Vietnami, një ditë pas mbërritjes së tyre.

Kur mbërritën në Xhakarta të Indonezisë, ata zbritën shkallët duke u mbështetur te njëri-tjetri. Një ditë më parë, gjatë mbërritjes, pamjet e transmetuara drejtpërdrejt kapën momentin kur Brigitte Macron duket se i dha një shuplakë ose e shtyu burrin e saj.

Emmanuel dhe Brigitte Macron zbresin së bashku shkallët e avionit presidencial, duke e mbajtur njëri-tjetrin për dore dhe duke buzëqeshur. Presidenca franceze u përpoq ta minimizonte situatën, duke thënë se ishte thjesht një shaka.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related