“Dorëheqje!”/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, ironi ndaj Ramës dhe Berishës gjatë tubimit për Zvërnecin

Data

Qytetarët dhe aktivistët e mbledhur në protestën kundër projektit të investimit në Zvërnec kanë nisur marshimin nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, duke vijuar ditën e katërt të mobilizimit qytetar.

Gjatë marshimit nuk kanë munguar thirrjet kundër qeverisë dhe klasës politike në tërësi. Mes pankartave dhe sloganëve, protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa kanë ironizuar edhe raportin mes mazhorancës dhe opozitës.

“Dialogojmë, por merr edhe Berishën me vete”, ishte një nga mesazhet që u dëgjua gjatë protestës, duke shprehur pakënaqësinë e një pjese të qytetarëve ndaj të gjithë spektrit politik.

Protestuesit kundërshtojnë projektin e planifikuar në zonën e Zvërnecit, duke kërkuar mbrojtjen e mjedisit, transparencë mbi procedurat e investimit dhe respektimin e interesit publik. Ata kanë paralajmëruar se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vijim deri në tërheqjen e projektit.

Ndërkohë, forca të shumta policie janë vendosur përgjatë itinerarit të marshimit, ndërsa situata deri më tani paraqitet e qetë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related