Kishte humbur kontaktet me familjarët e saj një ditë më parë, e moshuara gjendet pa shenja jete në një ullishte

Data

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Drisht të Shkodrës, ku është gjetur e pajetë një 77-vjeçare. Shtetasja, e identifikuar si V. Sh., ishte larguar nga banesa e saj ditën e djeshme. Trupi i saj u zbulua në një ullishte, dhe sipas raportimeve të para, nuk ka shenja dhune.

Policia ka njoftuar se ngjarja ndodhi rreth orës 17:10, dhe aktualisht grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar rrethanat që lidhen me këtë rast.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:10, në fshatin “Drisht”, është gjetur e pajetë dhe pa shënja dhune, në një ullishte shtetasja V. Sh., 77 vjeçe. Kjo shtetase ishte larguar ditën e djeshme nga banesa. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related