Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Ngushtica e Hormuzit, pasi Irani vendosi sërish kufizime në këtë rrugë strategjike detare.
Në deklaratën e tij, Trump minimizoi situatën, duke theksuar se negociatat mes dy vendeve po vijojnë dhe se ka progres në komunikim. “Po shkon shumë mirë, po zhvillohen bisedime shumë të mira,” u shpreh ai.
Presidenti amerikan shtoi se Irani ka tentuar vazhdimisht ndër vite të përdorë ngushticën si mjet presioni, por sipas tij nuk do të ketë sukses në këtë drejtim. Ai theksoi se SHBA nuk do të lejojë që të shantazhohet nga veprime të tilla.
Në të njëjtën kohë, Trump deklaroi se pret zhvillime të reja brenda ditës dhe konfirmoi se komunikimet me Teheranin janë në vijim, ndërsa pala iraniane, sipas tij, po mban një qëndrim të fortë në negociata.
Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga pikat më të ndjeshme për tregtinë globale të energjisë, ndaj çdo lëvizje në këtë zonë ka ndikim të drejtpërdrejtë në stabilitetin ekonomik dhe gjeopolitik ndërkombëtar.
