Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi gjatë një bisede telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu se ndërmjetësuesit ndërkombëtarë po punojnë për arritjen e një marrëveshjeje me Teheranin, që sipas tij mund t’i japë fund konfliktit në një kohë të shkurtër.
Sipas raportimit të Axios, që citon një burim amerikan, bëhet fjalë për një “letër qëllimi” që pritet të nënshkruhet mes Shtetet e Bashkuara dhe Irani, me synimin për t’i dhënë fund zyrtarisht luftës dhe për të hapur një periudhë 30-ditore negociatash mbi marrëveshjen bërthamore iraniane dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.
Trump u shpreh optimist për përfundimin e konfliktit, por paralajmëroi se Uashingtoni mbetet i gatshëm për veprime ushtarake nëse nuk arrihet rezultati i kërkuar.
“Lufta në Iran do të përfundojë së shpejti, në një mënyrë ose në një tjetër”, deklaroi Trump.
Ai shtoi gjithashtu se administrata amerikane pret “përgjigje 100% të mira, pa rezerva” nga pala iraniane.
“Më besoni, nëse nuk marrim përgjigjet e duhura, jemi gati ta godasim Iranin”, tha presidenti amerikan.
