Arrestohet në Itali 37-vjeçari shqiptar pas 6 muajsh arrati, akuzohet për grabitje dhe plagosje të karabinierëve

Data

Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, duke i dhënë fund një arratie prej gjashtë muajsh, pas një tentative grabitjeje që përfundoi me plagosjen e dy karabinierëve.

Ngjarja ndodhi më 12 tetor në Arzago d’Adda, ku i dyshuari, së bashku me një bashkëpunëtor, tentuan të grabisnin banesën e një 85-vjeçari.

Dy karabinierë jashtë detyrës, të cilët ndodheshin rastësisht në zonë, ndërhynë për të ndaluar grabitjen. Gjatë përleshjes, ata pësuan dëmtime, por arritën të neutralizonin njërin prej autorëve, një 47-vjeçar shqiptar.

Autori tjetër arriti të arratisej, por u identifikua më pas përmes kamerave të sigurisë dhe hetimeve të policisë.

Pas disa muajsh kërkimesh, ai u lokalizua në banesën e tij në zonën e Milanos dhe u arrestua nga karabinierët. Më pas u dërgua në burgun e San Vittore.

Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti bizhuteri ari dhe një armë taser të mbajtur në mënyrë të paligjshme, duke rënduar më tej pozitat e tij ligjore.

Autoritetet italiane vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe verifikimin e përfshirjes së tij në raste të tjera kriminale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related