Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se i vodhi premtimin e tij ndaj qytetarëve për Bankën Shqiptare për Zhvillim.
Sali Berisha: Unë do ta denoncoj Edi Ramën në çdo vjedhje të tij. Ai ka dalë me një premtim para qytetarëve, premtim i paraqitur nga Sali Berisha nga 2012-2025 në mënyrë të përsëritur dhe ky premtim është Banka Shqiptar për Zhvillim.
Unë vetëm një gjë i them që midis kopjes dhe origjinalit qytetarët e këtij vendit kopjen e edh në kosh dhe mban origjinalin. Sa bën papagallin e Sali Berishës, më mirë mos e prit 11 Majin se absolutisht do marrësh atë që meriton. Si mundet një kryeministër pa u skuq pa u zbeh, vetëm se është hajdut, merr elementë të programit të kundërshtarit.
