Një çarje është evidentuar mëngjesin e kësaj të marte në pjesën anësore të segmentit rrugor Boboshticë–Dardhë, duke kufizuar lëvizjen e mjeteve vetëm në një korsi.
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka dalë në terren për të vlerësuar situatën dhe për të shqyrtuar masat e nevojshme për stabilizimin e segmentit. Ndërkohë, në zonë është vendosur sinjalistikë kufizuese për të garantuar sigurinë e drejtuesve të mjeteve.
Problematika vjen në një periudhë kur në disa akse të juglindjes janë shfaqur rrëshqitje dherash dhe çarje asfalti, duke ngritur shqetësime për sigurinë dhe cilësinë e punimeve.
Segmenti Boboshticë–Dardhë konsiderohet një nyje e rëndësishme që lidh qytetin e Korçës me fshatin turistik të Dardhës.
