Ministria e Shëndetësisë shkarkoi ditën e djeshme nga detyra drejtoreshën e spitalit të Dibrës, 44-vjeçaren Irini Shehu. Shkak për këtë vendim u bë dhuna e ushtruar prej saj, ndaj shefit të Financës së spitalit të Dibrës, 37-vjeçarin Shaban Uklala, duke e goditur me send të fortë.
Fillimisht ata kishin debatuar me njëri-tjetrin gjatë një mbledhje stafi dhe më pas debati ishte zhvendosur në zyrën e shefit të Financës, ku i kishte shkuar e nervozuar drejtoresha e spitalit. Gjatë përplasjes verbale, Irini Shehu ka marrë një shishe dhe e ka goditur në fytyrë Shaban Uklalën duke i shkaktuar demtime.
37-vjeçari pësoi të çara në fytyrë dhe është qepur, teksa në orën 12:00 të mesditës, sipas vetë autoriteteve, ai ka shkoi dhe bëri denoncimin në Polici. Por, kjo e fundit reagoi në orën 22:30, vetëm pas publikimit të lajmit në media, ku u raportua se 37-vjeçarit nuk i ishte pranuar denoncimi për shkak të mbështetjes që ka Irini Shehu nga Belinda Balluku dhe biznesmenë të tjerë.
Gjithsesi, duket se në vendimin për shkarkimin e Irini Shehut nuk ka ndikuar vetëm dhuna prej saj, por edhe arroganca dhe gjuha e përdorur pas skandalit.
Një pjesëtare e stafit të spitalit i ka shkruar në “Whats App” pas sherrit dhe gjuha e përdorur nga Irini Shehu nuk është aspak e hijshme, për një zyrtar që mban postin e drejtoreshës.
