Rrëshqitje dherash nga reshjet masive, humbasin jetën të paktën 12 persona, në mesin e tyre disa fëmijë

Data

Një rrëshqitje dheu, e shkaktuar nga shirat monsun, goditi një shtëpi në veriperëndim të Pakistanit, duke shkaktuar vdekjen e 12 personave. Shumica e viktimave janë fëmijë, tha një zyrtar i ekipeve të shpëtimit. Shërbimi i Emergjencave tha se incidenti ka ndodhur gjatë natës në provincën Khiber Paktunkva.

Sipas tij, ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin trupat e pajetë të nëntë fëmijëve, dy grave dhe një burri. Autoritetet kanë paralajmëruar se shirat e furishëm, që kanë nisur muajin e kaluar, mund të shkaktojnë rrëshqitje dheu dhe përmbytje në Pakistan.

Që nga 1 korriku, mbi 275 njerëz kanë vdekur në incidente të lidhura me shirat në pjesë të ndryshme të këtij vendi./ REL

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related