Mosreagimi në protestën pro Veliajt/ Policia: S’kishim informacion, ishte spontan. Nuk u cënua rendi

Data

Policia e Tiranës ka reaguar pas ankesës së Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme, të cilat denoncuan Policinë e Shtetit se injoroi kërkesat e Gardës së Republikës për të mbrojtur perimetrin e jashtëm të godinës nga mbështetësit protestues të Erion Veliajt, duke vënë në rrezik jetën dhe shëndetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Përmes një komunikate, Policia ankohet se nuk ka ndodhur më parë që organet ligjzbatuese të komunikojnë përmes medias, teksa deklaron se godina ku ushtron veprimtarinë Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme ruhet dhe mbrohet nga Garda e Republikës.

Në deklaratë thuhet se Gjykata e Posaçme ka kërkuar vetëm shoqërimin e Erion Veliajt dhe Elman Abules nga Blloku i Sigurisë drejt gjykatës.

Policia thotë se nuk ka patur informacione për grumbullime dhe Drejtoria e Policisë së Tiranës nuk kishte hartuar plan masash, ndërkohë që në media u publikuan mesazhet e drejtorëve të Bashkisë drejtuar vartësve, ku i urdhëronin të dilnin para SPAK-ut.

Organizata e uniformave blu justifikohet se grumbullimi ka qenë spontan dhe i pa parlajmëruar dhe se protestuesit pro Veliajt nuk kanë cënuar rendin publik, ndaj dhe nuk vendosën kordon policor.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related