“Do t’i hidhte plumb të shkrirë në vesh Lubi Ballukut nëse…”/ Berisha nga SPAK: Rama pranë rrokullisjes së madhe

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet politike pas paraqitjes së tij në SPAK, duke përdorur një krahasim me ngjarjet e veprës “Makbethi”.

Në një deklaratë për mediat jashtë godinës së SPAK, Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama ndodhet, sipas tij, pranë “rrokullisjes së madhe” politike dhe se po përpiqet të mbrohet duke u fshehur pas zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

“Asgjë nuk e shpëton atë nga rrokullima e madhe. Ai është në procesin e rrokullimës së madhe. Rama po fshihet pas Lubisë sepse e di që në mënyrë absolute, pas saj do të jetë radha e tij. Ju kujtohet Makbethi se si i hodhi vaj të nxehtë në vesh – Lubisë do t’i hidhte plumb të shkrirë në vesh nëse në dosje nuk do të ishin dy rreshta për të dhe një për Ballukun”, deklaroi Berisha.

Sipas tij, përfshirja e emrit të kryeministrit në dosje është arsyeja kryesore pse Balluku nuk është “lëshuar” politikisht, ndërsa shtoi se zhvillimet e ardhshme do të jenë vendimtare për qeverinë aktuale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related