Biznesmeni Rrapaj: Ja si e njoha zv.ministrin që më dha koncesionin e sterilizimit

Data

Biznesmeni Ilir Rrapaj, i cili është një prej përfituesve të koncesionit abuziv të sterilizimit ka mohuar miqësinë dhe njohjen e hershme me zv.ministrin Klodjan Rrjepaj, ndryshe nga çfarë pretendohet në dosjen e SPAK

Në dëshminë e dhënë për komisionin hetimor parlamentar të hetimit të koncesioneve në shëndetësi, Rrapaj deklaroi se Rrjepajn e njeh vetëm që prej Gushtit të vitit të kaluar kur u arrestuan, duke qenë se tashmë jetojnë në të njëjtën rezidencë, duke iu referuar burgut.

Rrapaj deklaroi se Rjepajn e ka takuar për herë të parë në një aktivitet të organizuar nga Qeveria e Ramës në Pallatin e Kongreseve, por sërish këmbënguli se nuk ka patur miqësi me të apo të kenë folur për koncesionin në fjalë.

Marrja në pyetje nga kryetarja e komisionit Albana Vokshi

Albana Vokshi: A njihni Klodian Rrjepaj?
Biznesmeni Ilir Rrapaj: Deri në gusht të vitit 2023, kisha dijeni se kush ishte dhe çfarë ishte. Tani kemi 15 muaj në të njëjtën rezidencë, mund të them se e njoh.
Albana Vokshi: Ishit apo nuk ishit miq.
Biznesmeni Ilir Rrapaj: Fjala mik ka një përkufizim të veçantë në kontekstin dhe konturet e shqiptarizmit, të jesh mik është diçka e rrallë ndërkohë që kam bindjen është termi më i abuzuar me dashje apo pa dashje, s’kam pasur mundësi dhe asnjë lloj njohje me këtë person.
Albana Vokshi: Pra nuk e njihnit nga afër?
Biznesmeni Ilir Rrapaj: Jo.
Avokati: Kanë pasur njohje se kanë qenë në të njëjtin vit akademik, por s’kanë qenë as shokë as miq.
Biznesmeni Ilir Rrapaj: Nuk e njoh, nuk e kam njohur në atë periudhë. Vijmë nga shkolla të ndryshme, nga i njëjti qytet, por nuk njihemi dhe e kam takuar pas 20 vitesh.
Albana Vokshi: Kur e keni takuar zotin Rrjepaj?
Biznesmeni Ilir Rrapaj: E kam takuar për herë të parë nga afër në një aktivitet publik të organizuar nga qeveria shqiptare në Pallatin e Kongreseve. Diku nga 2013 diçka e tillë. E kam takuar nëpërmjet personave të tjerë.
Albana Vokshi: A keni folur për koncesionin e sterilizimit?
Biznesmeni Ilir Rrapaj: Absolutisht jo.
Albana Vokshi: Si jeni vënë në dijeni për koncesionin e sterilizimit?
Biznesmeni Ilir Rrapaj:  Jam vënë në dijeni nëpërmjet njërit prej ortakëve që në bashkëpunim me një ortak tjetër kishin vendosur të merrnin pjesë në garë.
Albana Vokshi: Nuk njiheshit, por përdornit terma fratelo.
Biznesmeni Ilir Rrapaj: Ne jemi nga Vlora.
Albana Vokshi: E njihnit Ilir Beqajn?
Biznesmeni Ilir Rrapaj: Kam njohjen kush ishte si personazh publik. Nuk kemi pasur miqësi.
Albana Vokshi: Nuk e keni ndihmuar ministrin të kurohej në një nga spitalet e Italisë?
Biznesmeni Ilir Rrapaj: Jo s’kam qenë, më vjen keq që s’kam qenë. Nuk kam lidhje
Albana Vokshi: Keni dijeni për një shtëpi që ka blerë Beqaj në Itali?
Biznesmeni Ilir Rrapaj: Çfarë dijenie duhet të kem? S’kam.

Çfarë thuhet në dosjen e SPAK për miqësinë Ilir Rrapaj-Klodjan Rrjepaj?

Më 2 nëntor 2021 në Universitetin e Mjekësisë është kryer këqyrja e dokumenteve të mbajtura për ndjekjen e studimeve nga shtetasi Klodian Rjepaj në këtë Universitet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related