Del për peshk, e përpin Vjosa? Pesë ditë pa asnjë gjurmë, çfarë dihet për 63-vjeçarin e zhdukur

Data

Pesë ditë pas zhdukjes se 63 vjeçarit Ëngjëll Kanani pranë lumit Vjosa në afërsi të fshatit Kashisht nuk ka asnjë gjurmë të tij. Burime nga vendi i ngjarjes thanë se mister mbetet fakti që nuk është gjetur asnje send personal i tij, si mjetet e peshkimit, çanta apo celulari.

Për më tepër, celulari i 63 vjeçarit ka qenë i hapur deri 24 orë pas zhdukjes së Kananit teksa kishin nisur kërkimet për të. Familjarët dhe miku i tij 64 vjeçar e kanë telefonuar vazhdimisht në numrin e tij, por megjithëse thirrja kryhej, nuk përgjigjej askush.

Kërkimet janë shtrirë edhe në kanalin Vjosë Levan Fier që lidhet me lumin Vjosa e madhe. Një grup familjarësh po kontrollojnë këtë zonë prej dy ditësh duke iu bashkuar kështu operacionit të kërkimeve nga policia dhe ekipit të polumbarëve. Megjithatë, nga 63 vjeçari nuk ka asnjë gjurmë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related