Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi përmes një interviste televizive, foli për Amnistinë Penale.
Ai tha se uron që ligji për Amnistinë Penale të miratohet një orë e më parë, ndërsa shtoi se ky ligj do të jetë në ndihmë të familjeve shqiptare. Ndër të tjera socialisti u shpreh se ky ligj kërkon 84 vota dhe se do ishte mirë që deputetët e opozitës të kuptojnë ky ligj ndihmon familjet shqiptare.
“Ka pasur propozime nga grupet e opozitës dhe urojmë që një orë e më parë të votohet. Kjo varet, pasi si ligj kërkon 84 vota. Do ishte mirë që deputetët e opozitës të kuptojnë ky ligj ndihmon familjet shqiptare. Ne jemi të interesuar që një orë e më parë të kalojë, shpeshojmë për ditën e enjte, por nuk është në dorën tonë.”, tha Klosi.
