Atentati ndaj Gentian Bejtjas/ Eksperti i sigurisë zbardh detaje tronditëse nga ngjarja: Autorët kanë pasur informacion të saktë për vendndodhjen e 42-vjeçarit, ja sa qitës qëlluan ndaj tij

Data

Gentian Bejtja, një emër i njohur i botës së krimit, u ekzekutua me breshëri plumbash, pasditen e 15 marsit në banesën e tij në Larushk të Fushë-Krujës.

Gazetari Sokol Dema i ftuar në emisionin ‘Studio Live’, tha se nga hetimet për zbardhjen e atentatit nuk ka rezultate konkrete, ndërsa bëri me dije se janë shoqëruar mbi 25 persona, ‘të fortë’ të zonës së Fushë-Krujës. Sipas Demës, duhet të ishte punuar më shumë që të zbardheshin atentatet më parë ndaj Bejtjas.

‘Nuk ka rezultatet konkrete nga hetimet në lidhje me atentatin ndaj Gentian Bejtjas. Nuk përjashtohet mundësia të ketë qenë me pagesë. Të shoqëruar mbi 25 persona të fortët e zonës. Drejtues të policisë nuk kanë gjetur asnjë provë.

Kemi një ngjarje që është e paralajmëruar. Kemi pasur një atentat brenda oborrit të banesës së tij, kur vdiq kunati. Personi kërkohej nga policia, dhe nuk është gjetur për tu marrë në pyetje në lidhje me dyshimet e tij se kush janë atentatorët. E gjen krimi, i cili siç duket e ka ruajtur. Krimi një ditë pasi ishte kthyer e gjeti dhe e vrau. Kemi të bëjmë me një hetim që nuk kishte sukses.

Makina ndaj atentatit të Gentian Bejtjas ishte vjedhur në Shkodër, kemi të bëjmë me një Range Rover.’- tha Dema.

Nga ana tjetër sipas ekspertit Fatjon Softa, 3 qitës kanë goditur një 3 pika që të jenë të sigurt për eliminimin e tij. Sipas Softës, zona ku ndodhi atentati është bërë e padepërtueshme nga policia, ndërsa shtoi se atentatorët kanë pasur informacion të saktë në lidhje me vendndodhjen e Bejtjas.

‘Ky është një atentat i mirëoraganizuar. Kanë goditur në 3 pika që të jenë të sigurt se do ta eliminonin. Kallashnikovi është një nga armët më të frikshme thërrmon dhe tullën. Janë profesionistë. Tre qitës kanë qëlluar. Krimi ka marrë hov. Është një moment i rëndësishëm që bashkëpunimi polici-prokurori. Krimi në këto momente ka një shtrirje nga Vlora, Fushë-Krujë por edhe Shkodër. Të gjitha rezultojnë më të njëjtën skemë.

Ajo që duhet të hetohet është se duhet të kishte qenë që në atentatin e parë, që të parandalohej kjo vrasje. Ajo zonë është bërë si e padepërtueshme nga policia. Si ishin të sigurt se ai ishte aty. Kanë pasur një informacion të saktë lidhur me vendndodhjen dhe kohën kur ka ndodhur.’- tha Softa.

Gentian Bejtja u ekzekutua më 15 mars sapo doli nga shtëpia e babait dh epo shkonte në vilën e tij në Larushk të Fushë Krujës. Autorët, që dyshohet se ishin 4,  gjetën portën hapur dhe hynë brenda në oborr duke derdhur drejt tij 30 plumba.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related