Djalit i shpërthen krimi makabër: vret prindërit në vilën luksoze dhe i jep fund jetës në një makinë të djegur

Data

Një tragjedi familjare ka tronditur Kaliforninë, ku një çift bashkëshortësh u gjetën të vrarë me dhunë brenda banesës së tyre luksoze, ndërsa disa orë më vonë policia konfirmoi se autori i dyshuar i krimit ishte djali i tyre, i cili kishte kryer vetëvrasje.

Eric Cordes, 63 vjeç, mjek, dhe bashkëshortja e tij, Vicki Cordes, 66 vjeçe, u zbuluan të pajetë në garazhin e rezidencës së tyre 1.3 milionë dollarëshe në Simi Valley. Hetimet paraprake tregojnë se çifti është qëlluar disa herë me armë zjarri.

Sipas “New York Post” dhe “LA Times”, ndjekja e targave nga kamerat e sigurisë çoi policinë në Chino, rreth 105 kilometra larg vendit të ngjarjes. Aty u gjet e djegur një Honda Civic, brenda së cilës ndodhej trupi i karbonizuar i Keith Cordes, 37 vjeç, djali i viktimave, që jetonte në Kentucky dhe nuk banonte me prindërit.

Autoritetet arritën ta identifikonin me vështirësi trupin, por provat e mbledhura tregojnë se Keith vrau prindërit, u largua nga vendi i ngjarjes dhe, pasi ndaloi pranë Parkut Ayala, i vuri flakën automjetit dhe kreu vetëvrasje duke përdorur të njëjtën armë me të cilën dyshohet se ekzekutoi prindërit.

Motivi i krimit mbetet i paqartë, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë akt makabër familjar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related