“Si do e mbyllësh çështjen me SPAK, sa mln € i dhe Dumanit?”, kryebashkiaku i Matit ‘kërcënon’ qytetarin

Data

Kryetari i Bashkisë së Matit, Agron Malaj, është përplasur me komentuesit në rrjetet e tij sociale pasi si duket një prej tyre nuk i ka pëlqyer aspak.

Një qytetar i komenton duke i thënë se si do ta zgjidhë çështjen me SPAK dhe sa milion euro i ka paguar Altin Dumanit.

Kryebashkiaku socialist e ka ofenduar dhe kërcënuar komentuesin se këto që i shkruan, do ia thotë edhe në sy. Kështu Malaj e ka paralajmëruar qytetarin se do e takojë së shpejti për tu hakmarrë ndaj komentit të tij.

“Ti na trego o hajdut si do ta mbyllësh çështjen me SPAK Dumanin, sa milionë euro i dhe o kriminel”, shkruan qytetari.

“E kuptoj që je i shqetësuar për mua po pa merak Bujar budallai se këto që mi shkruan këtu do mi thuash në sy”, ka kërcënuar Malaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related